Top Channel zgjodhi që për të mos rrezikuar shëndetin e stafit dhe aktorëve të ndërpresë transmetimin e një sërë emisionesh e mes tyre dhe atë “Portokalli”, spektaklin e humorit.
Por programi rikthehet sërish dhe këtë e bën të ditur aktori mjaft i dashur Florian Binaj. Ai shfaqet në një video i ulur me Rezart Veleshnja dhe Irgen Çelën, teksa njofton se “Portokalli” do të kthehet sërish.
Transmetimi i emisionit të humorit do të nisë përsëri këtë të dielë dhe tashmë na ndajnë vetëm 5 ditë.
“Kemi një super lajm për këtë javë. Këtë javë fillon portokallia. Lajmi më i bukur prej shumë kohësh!”- thonë aktorët, duke surprizuar ndjekësit. Më herët, “Portokalli” u kthye në “Ditarin e karantinës”, megjithatë rrezikshmëria e lartë për shkak të Covid-19 bëri që edhe ky emision të ndalonte transmetimin.
