Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkak i sherrit që degradoi në dhunë mes dy vëllezërve u bë një gomar! Zbardhen dëshmitë: Rashë në tokë dhe…

16:50 / May 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gomari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezër janë zënë për gomarin që prishi vreshtin duke përfunduar me dhunë, dëmtime serioze dhe arrestim. Ngjarja ka ndodhur më 1 maj në fshatin Shpatë në Baldushk mes vëllezërve Lloçi.

NGJARJA

Në raportin e ngjarjes së OPGJ thuhet se rreth orës 18:30 në oborrin e banesës së Enver Lloçit i arrestuar për “Dhunë në familje” kishte shkuar për të biseduar vëllai i tij i quajtur Muharrem Lloçi. Ai ishte ankuar për gomarin që kishte hyrë në vresht dhe i kishte dëmtuar rrushin. Në momentet e diskutimit mes dy vëllezërve, Enveri është nevrikosur dhe menjëherë ka filluar ta shajë dhe ofendojë me fjalë shumë fyese e ofenduese vëllain e tij Muharremin. Më pas Enveri është afruar pranë vëllait të tij dhe me një copë druri që e kishte në dorë e ka goditur Muharremin në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime serioze, çarje e dëmtime në anën e djathtë të fytyrës së tij dhe më pas e ka goditur dhe me grusht në pjesën poshtë syrit të majtë duke i shkaktuar sërish dëmtim serioz. Më pas Muharremi është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Policia ka marrë njoftim për ngjarjen rreth orës 19:00 se në fshatin Shpatë në Baldushk, kishte ndodhur një konflikt i ashpër për motive të dobëta ku si pasojë e konfrontimit fizik mes dy vëllezërve Muharrem dhe Enver Lloçi, pjesë e konfrontimit ishte bërë edhe Bujar Lloçi, djali i Muharremit, i cili kishte goditur me një shufër metalike në kokë xhaxhain e tij Enverin.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Postës së Policisë dy vëllezërit, ndërsa është shpallur në kërkim, djali i Muharremit Bujarit.

DËSHMIA E MUHARREMIT

Më 2 maj rreth orës 03:30 Muharremi ka bërë kallëzimin penal ku tregonte çfarë kishte ndodhur. “Ndodhesha pranë vreshtit të rrushit kur pashë gomarin e Enverit që kishte hyrë dhe po dëmtonte rrushin. E nxora gomarin nga vreshti dhe e ndoqa deri tek shtëpia e Enverit dhe i tregova ca kishte ndodhur. Por Enveri nisi të shante dhe të ofendonte me fjalë shumë fyese e banale në drejtimin tim, të gruas sime dhe të vajzave. U afruan pranë meje me gjithë gruan dhe më tërhoqën nga rrobat. më pas Enveri më goditi me një copë druri të shkurtër. Ndërkohë u afruan dhe dy fëmijët e vëllait të cilët po më shtynin për të më rrëzuar në tokë. Ngrita duart para duke u munduar të mbroja kokën por kur më goditi me dru më çau në fytyrë. Më pas më qëlloi me grusht në anën e majtë të hundës pranë syrit. Kam rënë në tokë dhe nuk mbaj mend më asgjë”, ka deklaruar në kallëzimin e tij Muharremi. Ai ka shtuar se është përmendur më pas në shtëpinë e tij dhe mbi kokë kishte djalin, Bujarin. Ky i fundit sapo ka parë që i ati është përmendur është larguar. Muharremi ka deklaruar se nuk e ka goditur asnjëherë vëllain e tij Enverin.

DËSHMIA E ENVERIT

Nga ana tjetër Enver Lloçi, i arrestuar për dhunë në familje ka deklaruar se ai është dhunuar fizikisht nga djali i vëllait të tij, nga nipi i quajtur Bujar Lloçi. “Më ka goditur me shufër hekur në kokë dhe më ka shkaktuar dëmtime në kokë dhe fytyrë. Unë nuk kam dhunuar askënd, nuk e kam dhunuar vëllain tim Muharremin dhe nuk e di kush mund ta ketë dëmtuar”, ka deklaruar Enveri./BW

gomari Sherri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.