Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Largimi i Ardian Dvoranit pjesë e marrëveshjes me Ramën? Ilir Meta nxjerr prapaskenat e forta

19:21 / May 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20991200 926c 4442 b580 4d7f667c7f6f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka komentuar përplasjen e ashpër me kreun e KED-së Ardian Dvorani.

I pyetur nëse beson se Ardian Dvorani do të largohet nga detyra e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Meta tha se nuk varet nga ai.

“Se çfarë do të ndodhë kjo është diçka tjetër që nuk varet vetëm nga unë, së pari duhet të keni parasysh konsideratën, nëse e keni lexuar të plotë kërkesën që institucioni i Presidentit i ka bërë Këshillit të lartë Gjyqësor, por jo vetëm atij, edhe Gjykatës së Lartë, Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, që mandate i zotit Dvorani ka përfunduar që prej shtatë vitesh, kur kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe i ka dërguar Presidentit të asaj kohe, zotit Nishani, përfundimin e mandatit të tij dhe zëvendësimin e tij. Bazuar mbi këtë akt presidenti Nishani komform Kushtetutës ka propozuar emrin e një gjyqtari tjetër për të zëvendësuar, pikërisht zotin Dvorani. Kjo gjë nuk ka ndodhur sepse Kuvendi në atë kohë nuk e ka miratuar gjyqtarin tjetër dhe për shkak edhe të shumë arsyeve të tjera që janë në letër dhe të faktit që gjykata u zbraz dhe mbeti me vetëm një anëtar në detyrë, por që i kishte mbaruar mandate. Kemi këtë situatë të paprecedentë ndoshta në gjithë kontinentin tonë,  por menjëherë me zgjedhjen e të parit anëtar të Gjykatës së Lartë dhe dekretimin e tij, mandati i tij është në çdo aspekt i shkuar apo i përfunduar nga pikëpamja kushtetuese, ligjore, morale, justifikuese, e kështu me radhë për më tepër mos harrojmë që nuk është një, por kemi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që vjen nga radhët e jo gjyqtarëve ishte mandati i zotit Zaganjori, kështu që për mua është një çështje tepër e qartë dhe e shteruar në mënyrë tepër objektive në letrën që unë i kam dërguar KLGJ dhe institucioneve të tjera.”

Zoti President, si i përgjigjeni juve atyre që  thonë se largimi i Dvoranit është pjesë e marrëveshjes suaj me zotin Rama?

“Zero marrëveshje nga ana ime në respektin e Kushtetutës, të ligjeve dhe sidomos të Kushtetutës sepse ajo është mbi çdo ligj. Për fat të keq kohët e fundit ne kemi nxjerrë mjaft ligje që e tejkalojnë Kushtetutën dhe kjo është një çmenduri, është si në ushtri që një kapter të dalë mbi gjeneralin apo në diplomaci që një atashe ambasade të dalë mbi ambasadorin sepse kështu është ndërtuar edhe gjithë arkitektura e shtetit ligjor. Megjithatë këto gjëra për fat të keq kanë ndodhur në vendin tonë dhe ndaj ne kemi mjaft probleme në funksionimin e shtetit ligjor sepse ka humbur respekti për Kushtetutën. Kushtetuta është mbi çdo gjë dhe mbi gjithçka, kështu që nuk ekziston dhe nuk ka arsye të ekzistojë marrëveshje për këtë gjë.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.