Ikona e muzikës, Celine Dion është kritikuar mjaft për dobësimin drastik të saj, teksa kanë lindur dhe zërat për një lidhje të saj me një djalë shumë më të ri në moshë, Pepe Munoz.
Por vetë këngëtarja duke folur për The Sun u ka kërkuar atyre që e kanë kritikuar që ta lënë të qetë.
“Nëse më pëlqen, nuk dua të flsa për të. Mos më mërzit. Mos bëj foto. Nëse ju pëlqen, unë aty jam. Nëse jo, më lër të qetë”, ka thënë këngëtarja.
Duke iu referuar bashkëshortit të saj të ndjerë, Rene Angelil ajo e quan “si njeriu më i mirë me të cilin ka jetuar”. Ai ishte i vetmi burrë që ajo ka puthur dhe që zbuloi talentin e saj që në moshën 12-vjeçare.
Rene ndërroi jetë tre vite më parë nga kanceri, kur ai ishte 73 vjeç, e një javë më vonë humbi jetën tragjikisht dhe vëllai i Celine. Ajo ka mohuar dhe zërat për lidhje me Pepe Munoz, balerini që e ka shoqëruar gjithmonë. Celinë thotë se ata janë miq të mirë.





