Pak ditë më parë Arilena Ara dha koncertin e parë recital live nga sheshi “Nënë Tereza”, të cilën të gjithë mundëm ta shohim përmes ekranit për shkak të izolimit.
Fituesja e festivalit të RTSH-së për në Eurovision, i cili u anulua për këtë vit është mjaft e dashur për publikun. Ajo ka folur disa herë për dhimbjen e humbjes së babait, një humbje që nuk mund të zëvendësohet. I ati i saj sot do të festonte ditëlindjen dhe Arilena ka shkruar një mesazh të ndjerë në këtë ditë të tij.
“Gëzuar ditëlindjen në parajsë”, shkruan ajo në një pusullë dashurie që dikur e ka shkruar me bojë të kuqe për babain e saj.
“Kurrë s`do ndahem nga ti babi dhe të dua shumë”, i shkruante ajo dhe ai ia kthente në po të njëjtën letër.
“Faleminderit bija ime Arilena, shumë faleminderit. Babi”.
Arilena e ka rrëfyer shpesh marrëdhënien e ngushtë me babain e saj, i cili ka qenë një nga mbështetjet më të mëdha për të.
