Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë ‘listën famëkeqe’ të të prekurve, por edhe të të vdekurve nga Covid-19 duke tejkaluar edhe Kinën, vendi ku shpërtheu virusi.
Në ShBA numërohen në total 1.2 milionë të infektuar me Covid-19, mbi 69.000 të vdekur dhe 160 mijë të shëruar.
Një nga qytetet më të prekura nga ky virus është New York, ku raportohen 19.415 viktima.
Shumë personalitete të shquara kanë apeluar vazhdimisht dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo është e vetmja mënyrë që mund të fitohet ndaj kësaj pandemie të rrezikshme.
Por karantinimi nuk është ‘sport’ i lehtë.
Për të thyer vetminë në karantinë, shume artistë të mëdhenj kanë dhuruar koncerte virtuale nga shtëpitë e tyre, përmendin këtu Jessie J, Jennifer Hudson, Ariana Grande dhe padyshim Alicia Keys, NewYork-ezja e përjetshme, e cila krenarisht shprehet sa herë ka mundësinë se “jam ajo që jam për faktin se kam lindur në New York”, vendin e mundësive, qytetin e rrugëve plot drita…
Përmes një performance live nga shtëpia e saj, duke e ndërthurur atë me mesazhet e shumë qytetarëve, Alicia ka kënduar nga këngët më të famshme të reporterit të saj “Empire State of Mind”, lançuar në vitin 2009.
Një bashkëpunim me reperin Jay-Z, kjo këngë ka marrë disa trofe prestigjozë dhe u nominua për “Grammy Award for Record of the Year”
Këtë këngë, të sjellë në një version akustik, Alicia e vendosi në fokus të audiencës për mesazhin që ajo mbart, një rrymë e fuqishme që përcjell mesazhin se një qytet i madh, me njerëz fantastik e të fortë, duhet me patjetër ta fitojë këtë betejë!
“Të dua New York” përmbyllet performanca mbresëlënësë e Keys, shoqëruar (në mënyrë të pashmangshme) me disa momente nga spitalet, aty ku gjenden edhe heronjtë e kësaj lufte, mjekët!
SOUND ON 🔊
“Empire State of Mind” by @aliciakeys played overhead is the official @MontefioreNYC alert for a “Happy Code.” That means a #COVID2019 patient was just discharged home and these CHAM6 nurses want to show you how it’s done! #MonteHeroes pic.twitter.com/BivLBoVObe
— Montefiore Pediatrics (@MontefiorePeds) April 14, 2020
Tirananews.al




