Këshilltari i ministrit italian të Shëndetësisë, Walter Ricciardi ka dhënë një intervistë për ”News24” ndër të tjera komentoi arsyen pse në Shqipëri koronavirusi nuk ishte kaq agresiv sa në vendet e Europës Perëndimore.
Profesor situata në Shqipëri nuk rezultoi aq dramatike sa në Itali edhe pse virusi në Shqipëri hyri kryesisht nga Italia për shkak të lidhjeve familjare dhe tregtare që kemi me Italinë , pse në Shqipëri ky virus nuk ishte kaq agresiv sa në vendet e Europës Perendimore?
Nuk e njoh në detaje situatën në Shqipëri , sigurisht mund të ketë një sërë elementësh që kanë përcaktuar këtë situatë por sinqerisht nuk mund të përgjigjem sepse nuk e njoh mirë gjendjen në Shqipëri .
Deri tani ne kemi rreth 800 të prekur me Covid 19 , 33 të vdekur për një popullsi me 3 milion banorë ?
Ricciardi: Sigurisht që janë shifra shumë të mira , pra duhet parë cfarë strategjie keni ndjekur me testimet , a keni ndjekur strategjinë e mbylljes apo qëndruat hapur ?
Ne ndoqëm strategjinë e mbylljes lockdoën edhe para jush, menjëherë sapo u zbulua rasti i parë , por nuk ndoqëm strategjinë e tamponimit në masë sic bëtë ju në Itali ?
Pra le të themi që keni ndërmarrë masën më efikase për momentin që është ajo e distancimit fizik dhe social dhe duke e marrë shumë shpejt këtë masë sic ju po më thoni kjo do të thotë se ka evituar përhapjen e virusit në mënyrë më intensive . Është e qartë se këtë situatë duhet ta mposhtim së bashku sepse të gjithë ne lëvizim , pra për të ardhmen mendoj se është shumë e rëndësishme që të forcojmë dhe strategjinë e testimeve gjithnjë në mënyrë të targetuar , sepse nuk mundet tu bëhet tamponi të gjithëve në vazhdimësi , për të identifikuar rastet dhe për izoluar kontaktet e këtyre rasteve pozitive.
