SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi ka pësuar një mutacion unik tek një nga pacientët në Arizona, duke rritur shpresat se virusi ka nisur të dobësohet.
Në një nga 382 mostrat që ata mblodhën nga pacientët me koronavirus mungonte një segment i konsiderueshëm i materialit gjenetik. Mediat e huaja kanë bërë me dije se nuk është hera e parë që shkencëtarët përballeshin me diçka të tillë, pasi kjo mungesë gjenetike shfaqej edhe tek pacientët që ishin të infektuar me epideminë e SARS-it në vitin 2003.
Shkencëtarët shprehen se bëhet fjalqë për një lloj ndryshimi që dobëson viruset, duke shkatërruar “armët” e tyre kundër anti-trupave të trupit të njeriut dhe duke e bërë infeksionin më të dobët.
Sa më shumë shfaqej ky mutacion, aq më shumë dobësohej shpërthimi i SARS. Deri në korrik, pesë muaj pasi mutacioni u shfaq në Azi në 23 shkurt, nuk kishte raste të reja. Tani, studiuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës kanë gjetur vetëm një person që kishte këtë mutacion, por ata thonë që nëse bëhet më e zakonshme, epidemia do të shkojë drejt shuarjes.
Ashtu si ADN-ja në qelizat tona, edhe materiali gjenetik i viruseve është i prirur të pësojë mutacion, pasi ata rrëmbejnë me shpejtësi qelizat pritëse. Disa viruse ndryshojnë vazhdimisht, duke e bërë më të vështirë parandalimin dhe trajtimin e tyre.
HIV është ndër viruset që pëson mutacione më të njohur për njeriun, ku dhe përsëritet shpejt , duke bërë miliarda kopje të vetes në një ditë të vetme. Këto tipare të kombinuara e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë që virusi të bëhet rezistent ndaj ilaçeve.
Deri më tani dimë që virusi që shkakton pandeminë aktuale, SARS-CoV-2, nuk pëson aq ndryshime sa HIV.
Por shkencëtarët thonë se kjo ka anë pozitive dhe anë negative.
Nga njëra anë, sa më pak mutacione të pësojë virusi, aq më të mëdha janë shanset tona për të bërë një vaksinë që mund ta zhdukë në mënyrë efektive virusin. Por, deri sa të kemi një vaksinë, e cila në rastin më të mirë do të jetë gati në janar, koronavirusi do të vazhdojë të infektojë me siguri miliona njerëz dhe do të vrasë qindra mijëra të tjerë.
Gjenomet e viruseve janë shumë më të thjeshta se tonat dhe koronavirusi përbëhet nga 30,000 shkronja të ARN-së. Në njërën nga mostrat që ata mblodhën, studiuesit amerikanë zbuluan se një kombinim prej 81 shkronjash mungonte. Sekuenca që ishte zhdukur ishte një pjesë shumë e rëndësishme e ARN-së.
“Kjo është diçka që e kemi parë më parë gjatë shpërthimit të SARS-it në vitin 2003, kur virusi pësoi ndryshime të mëdha në sekuencat që bënin të mundur lidhjen e virusit me proteinat. Këto proteina nuk janë vetëm atje për tu përsëritur, ato janë atje për të ndihmuar në rritjen e virulencës dhe shtypjen e sistemit imunitar të hostit. Në rastin e Sarsit, ky mutacion çoi në zbutjen e epidemisë.”- tha autori i studimit Dr Efrem Lim .
Por a do të thotë kjo që koronavirus po bëhet më i dobët dhe më pak infektiv?
Ekspertët shprehen se është shumë shpejtë për të dhënë një përgjigje. Ata thanë se pacientit ku virusit i mungonte sekuenca gjenetike shfaqte simptoma, duke sinjalizuar se virusi ishte akoma mjaft i fuqishëm për ta bërë individin të ndihej i sëmurë.
Lajmi i mirë është se përveç SARS-it, ky mutacion gjenetik nuk është parë tek asnjë nga 16,000 koronaviruset që janë testuar, deri më tani. / DailyMail /