Territori shqiptar deri në mesditë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu të karakterit lokal. Por në orët e pasdites dhe në vijim pritet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 5 deri në 23 gradë Celsius.
