Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

11 vendet ku ke më shumë mundësi që të gjesh një punë

14:17 / May 1, 20173 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
job
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë në të gjithë botën kanë filluar luftën e rekrutimeve pas një viti të mbushur me pasiguri politike dhe trazira.

Në vitin e shkuar, Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian, Donald Trump u shpall Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe populizmi përshkroi të gjithë Europën. Kjo ka rritur ndjesinë e pasigurisë te kompanitë, të cilat kanë mbajtur pezull planet për zgjerim.

Dalja e Britanisë nga BE-ja bëri që kompanitë në Londër dhe Skoci të punësonin me një ritëm më të ngadaltë se sa në qytetet e tjera të botës.

Sipas anketës më të fundit ManpowerGroup për perspektivën e punësimit publikuar këtë muaj, 39 kompani nga 43 të anketuara thanë se ishin në pritje që të rrisnin stafin e tyre.

Hidhni një sy në 11 vendet me më shumë kompani në kërkim të zgjerimit të forcës punëtore:

11. Zelanda e Re – Është në krye të renditjes për cilësinë e jetës.

10. Guatemala – Ekonomia dominohet nga sektori privat, i cili gjeneron rreth 85% të PBB-së, dhe kompanitë janë duke kërkuar zgjerim të forcës punëtore.

9. Bullgaria – Vendi ka përjetuar rritje të shpejtë ekonomike në vitet e fundit dhe kompanitë në sektorë të ndryshëm janë në kërkim të profesionistëve.

8. Hong Kongu – Mund të jetë një nga vendet me kosto më të lartë jetese, por është qendër financiare për Azinë.

7. Rumania – Kostoja e jetesës është shumë e ulët dhe pagat janë relativisht të ulëta, por po bëhet pikë referimi për vendet që kërkojnë të shpërngulen në Europë.

6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, kompanitë në SHBA po kërkojnë të punësojnë me shpejtësi.

5. Hungaria – Vendi ka kosto të ulët jetese dhe ka një treg pune të gjallë.

4. India – Një ndër vendet me rritje më të shpejtë në botë, India vazhdon të punësojë fuqi punëtore në një varg sektorësh, që nga shërbimet profesionale deri te prodhimi.

3. Sllovenia – Ndërkohë që Europa Perëndimorë po punëson gjithnjë e më pak se pjesa tjetër e rajonit, në Europën Lindore, kompanitë po kërkojnë të zgjerohen në fusha të tilla siç është teknologjia.

2. Japonia– Renditet ndër vendet me nivel të lartë të besimit për punësimit tek bizneset, falë edhe kulturës së korporatave në qytete si Tokio.

1. Tajvani – Shikohet si një ndër vendet më të mira në botë për ata që duan të punojnë jashtë dhe dëshirojnë që të rriten në karrierë. /Monitor

Punesim Shtetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.