Një shkencëtar i cili thuhet se ishte në prag të gjetjeve domethënëse për koronavirusin është qëlluar për vdekje thonë zyrtarët amerikane.
Siç raporton BBC, Bing Liu, një shkenëtar i Universitetit të Mjekësisë të Pitsburg, u gjet i vdekur në Ross Tovvnship, në veri të Pitsburgut. Pak më pas policia gjet një trup të pajetë të një tjetër personi i identifikuar si Hao Gu, në një makinë rreth 100 metra larg shtëpisë së Liu. Hetuesit kanë thënë për mediat amerikane se dyshohet se Hao Gu ka vrarë dr. iu dhe më pas ka vrarë veten. Megjithatë hetimet vijojnë.
Në një deklaratë në faqen e tij universiteti thotë: Shkolla e Mjekësisë e përshkruar Dr. Liu i cili ka studiuar në Universitetin Kombëtar të Singaporti, si një “studiues i shquar” i cili kishte dhënë kontribute unike në shkencë. Atje thuhet se dr. Liu “ishte në prag të gjetjeve shumë domethënëse në drejtim të të kuptuarit të mekanizmave qelizore” të koronavirusit, duke shtuar: “Ne do të përpiqemi të përfundojmë atë që ai nisi në përpjekje për të nderuar përsosmërinë e tij shkencore”.
