Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi në një shkrim të tijin pak para nisjes së samitit të Zagrebit, i cili do të mbahet me videonline shpreh mbështetjen dhe angazhimin që vijon të ketë Bashkimi Europian me Ballkanin Perëndimor.
“Samiti i Zagrebit do të bëhet si një videotakim, por ama do të bëhet. Ne hymë së bashku në këtë krizë dhe duhet të dalim së bashku. Do të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike të rajonit duke i sjellë në të njëjtën kohë partnerët tanë më afër BE-së. Ekonomitë tona janë të integruara ngushtë, dhe plani ekonomik dhe investimet në pjesën e dytë të vitit pritet të jenë më të rëndësishme”, thotë ai mes të tjerash.
Eurokomisioneri thotë se plani do të përqëndrohet tek konektiviteti, veçanërisht transporti dhe energjia, dhe ekonominë që funksionon për njerëzit gjithashtu përmes transformimit digjital.
