Filozofia ‘hajde të kapim një kockë se mishin e hëngrën’, është tenderi më i ulët moral!
Është mejhanja më e ndyrë që një i ri mund t’i ofrojë vetes!
Po kjo, nuk më vijëzohet nga tesera as nga ngjyra, po fare nga partizat!
Kush jeton me fjalë dhe përkundet me ninulla fjalësh, s’ka pse ankohet e të na lëshojë britmat e veta të zakonta prej palloi”
Kështu shkruante Faik Konica në revistën Albania, në sesionin e saj të përmuajshëm prill-maj 1902.Duket sikur është shkruar sot, plot 1 shekull e kusur vite më pas, dhe që të sforcon mendjen ta rilexosh, bëlbëzosh, apo edhe gërmëzosh që ti shtrydhësh esencën .
Konica u largua atje tej’ me brengën që Shqipërinë e tij, timen, tënden, nuk e pa ashtu siç donte.
Me ç’ka të bëjë e gjitha?
Nuk ka të bëjë as ‘ç’ngjau – ç’do ngjasë’, por ka të bëjë me diletantizmin, halabakun e atjeshëm, shejtanbudallain e këtushëm, i cili të sjell fodullëkun, babëzinë, pandeminë…
Fodullëku është mjet, së pari për të shfaqur “trimninë” , së dyti për të frenuar dikë tjetër, që mprehtësisht e dallon boshësinë që shaqet gjasme e plotë, si këmishë me vrimë, varur në kremastarë për të treguar po gjasme finesë!
Por gjërat bien!
Edhe ti, “Perëndi” idiote e malit të Olimpit, je i mëkatshëm, i mishtë, sikur unë.
Ti madje je ca më keq, se nuk shkëlqen as në virtyte, as në vese!
Amorf!
Kush të shtyn të mendon se je diçka më shumë se unë, ne?
Deliri?!
Epo atëherë… ik thyej qafën!
—-
/Letër nga lexuesit @ Tirananews.al

