Pak ditë më parë u raportua se llogaria e reperit Fero ishte hakeruar nga një person i paidentifikuar që e kërcënonte reperin se do t’i shkatërronte karrierën, teksa i kërkonte para për t’i rikthyer llogarinë e tij.
Mirëpo, reperi arriti të merrte sërish llogarinë e tij dhe pak minuta më parë ka bërë postimin e parë pas rikthimit të adresës.
Fero ka publikuar një video ku shfaqet me maskë, teksa bën mimika me fytyrën e tij. Në fakt, ky nuk është postimi që po prisnim!
Ndjekësit vazhdojnë të jenë kuriozë se ç’ndodhi me llogarinë e reperit dhe si arriti ta rikthente.
Madje, ata kanë nisur ta pyesin në komente për situatën e krijuar këto ditë.
Megjithatë, Fero ende nuk ka një përgjigje për fansat e tij, ndërkohë që ka publikuar edhe një tjetër video ku shfaqet në njërën prej performancave të tij, teksa çohet nga arkivoli.
“U ktheva! Kallxoni korones let um provon mu ⚓️”- shkruan Fero krahas postimit.
