Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Maxhoranca pranon propozimin e opozitës: Këshilli Politik do mblidhet të hënën

19:06 / May 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur me një letër ftesës së opozitës, e cila përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, për rifillimin e punës së Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore.

“Ne konfirmojmë praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale”, thuhet në letër..

Letra e plotë e Damian Gjiknurit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Konfirmim për përcaktimin e datës së mbledhjes së Grupit të punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Drejtuar:    Z. Oerd Bylykbashi

Adresa: Partia Demokratike

Bulevardi Zhan Dark, Nr.11, Tiranë

                 Z. Petrit Vasili

Adresa: Lëvizja Socialiste për Integrim

Rruga “Sami Frashëri”, Godina 20/10, Tiranë

Z. Bylykbashi,

Z. Vasili,

Pasi u njohëm përmes medias me letrën tuaj, shprehim vlerësimin tonë për gadishmërinë e shprehur prej jush për të rifilluar punën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ky qëndrim i ri i juaji, duhet përshëndetur si një reflektim serioz në raport me deklarimet tuaja publike të bëra ditët e fundit dhe ne e përshëndesim pa rezervë.

Duke shprehur plotësisht gadishmërinë tonë për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës të dialogut dhe diskutimin në kuadër të tryezës së Këshillit Politik, shprehim edhe urimin tonë që përmes punës së përbashkët, brenda muajit maj të gjejmë edhe dakordësinë e plotë për draftin që do t’i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Ne konfirmojmë praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale.

Duke ju falenderuar,

BASHKËKRYETARI I KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR REFORMËN ZGJEDHORE:

DAMIAN GJIKNURI

_________________________________________________

Për dijeni: Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë

                Ambasadës së SHBA -së, Tiranë

                Zyrës së OSBE-së, Tiranë

                Zyrës së Këshillit të Europës, Tiranë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.