Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili deklaroi se ishte i bindur për ekzistencën e “një sasie të madhe provash që ky virus vjen nga një laborator i Wuhan“. “Gënjeshtari” ishte reagimi i nxehtë i një editoriali nga agjensia kineze e lajmeve Xinhua, e ndjekur nga epitete që shkonin nga “çmenduria” tek “e keqja” e adresuar ndaj përgjegjësit të politikës së jashtme amerikane.
Kundërsulmet nga Kina, për momentin, nuk e kanë bindur Shtëpinë e Bardhë të paraqesë publikisht “prova” të origjinës artificiale të virusit. Sidoqoftë, dy avokatë të përgjithshëm nga po aq shtete amerikane – Misuri dhe Mississippi – kanë vendosur që ta çojnë qeverinë kineze në gjyq për të marrë dëmshpërblim nga Pekini në rendin e “dhjetëra miliarda dollarëve” që rezultojnë nga “një analizë paraprake nga një ekonomist nga Universiteti i Misurit “mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik të pandemisë .
Në mesin e atyre që duhet të paguajnë këtë shumë, sipas prokurorisë, janë Republika Popullore e Kinës, Partia Komuniste e Kinës, Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës, por edhe qeveria lokale e Hubei, Komuna e Wuhan, Instituti i Virologjisë , Akademia e Shkencave dhe një linjë e gjatë e institucioneve të tjera publike kineze. “Gjatë javëve fillestare të epidemisë – shkruan prokurori i përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt – autoritetet kineze mashtruan publikun, shtypën informacionin thelbësor, arrestuan kallëzuesit, mohuan transmetimin e të virusit nga njeriu në njeri përballë provave në rritje, shkatërruan hulumtime të rëndësishme mjekësore, lejuan që miliona njerëz të ekspozohen ndaj virusit dhe madje të akumulojnë pajisje mbrojtëse personale, duke shkaktuar kështu një pandemi globale të panevojshme dhe të parandalueshme “.
Akuzat e rënda nga dy shtete në mënyrë të vendosur në duart e qeveritarëve Republikanë, janë një faktor për të mos u anashkaluar në kontekstin e fushatës zgjedhore amerikane. Ndërsa nga jashtë tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit po përcillen në opinionin publik evropian si një tjetër zhurmë e Trump. Por një vështrim nga afër i deklaratave të politikanëve amerikanë zbulon një realitet tjetër. Joe Biden, sfiduesi i Trumpit për demokratët në garën për Shtëpinë e Bardhë (votimi në SH.B.A. në Nëntor) ka akuzuar vazhdimisht administratën Amerikane se është “shumë e butë kundër Pekinit“. Tashmë duke projektuar veten në presidencë, Biden tha: “Unë do ta thërrisja Kinën në telefon për të sqaruar sa më poshtë: ne do të duhet të shkojmë në vendin tuaj dhe ju do të duhet të jeni në dispozicion dhe transparent, duhet të dimë se çfarë po ndodh“.
Së fundmi, për të konfirmuar akuzat që portretizojnë një Donald shumë të butë kundër presidentit Xi Jinping janë 15 deklaratat publike për respektimin e metodës kineze të menaxhimit të Covid-19, të shqiptuar ose te postuar në Twitter nga i njëjti numër një i Shtëpisë së Bardhë midis 22 janarit dhe 29 Shkurt. Një qëndrim shumë i ndryshëm nga sulmet kundër Pekinit të dhjetë ditëve të fundit të cilat, sipas mbështetësve të presidentit, konfirmojnë qëndrimin e tij të paragjykuar ndaj Kinës. Por, të cilat përkundrazi, po ekspozohen nga kundërshtarët e Trump për të nxjerrë në pah qëndrimin e tij jo koherente dhe të kushtëzuar nga sondazhet, të cilat tani e shohin përpara Biden, në një fushatë zgjedhore pa turma apo mitingje në shesh, por jo më pak të egër.