Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Blerjet e institucioneve për nevojat e COVID-19 do kontrollohen, lista çfarë lejohet të prokurohet

14:45 / May 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maska fffp2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë dalë më një udhëzim të përbashkët lidhur me blerjet që iu lejohen institucioneve për nevojat që vijnë nga COVID-19. Në udhëzim nënvizohet se nga inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të bëhen kontrolle të vazhdueshme për të parë cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të blera si dhe aspektet teknike. Më poshtë udhëzimi i plotë bashkë me Aneksin 1 mbi materialet e nevojshme që duhet të blejnë autoritetet kontraktore për efekt të COVID-19.

Udhëzimi i plotë

Çdo autoritet kontraktor qoftë ky dhe organ qëndror blerës apo autoritet kontraktor që do të prokurojë vet nevojat e tij për mallra dhe shërbime të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia COVID-19, gjatë gjithë kohëzgjatjes së epidemisë duhet t’i referohet këtij Udhëzimi të Përbashkët në përcaktimin e objektit të prokurimit, listës minimale të mallrave dhe shërbimeve si dhe të dhënave teknike cilësore të tyre.

Procedurat e prokurimit për plotësimin e nevojave emergjente të autoriteteve kontraktore dhe lidhjjen e kontratave publike nga ana e tyre për mallra dhe shërbime të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia COVID-19 gjatë gjithë kohëzgjatjes së epidemisë do të kryhen për objektet e prokurimit si mëposhtë:

Blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale (të lidhura ngushtësisht dhe të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia covid-19 për nevojat e punonjësve të autoriteteve kontraktore.

“Shërbime dezifektimi”( të lidhura ngushtësisht dhe të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, të ambienteve të brendshme dhe/ose të jashtme të autoriteteve kontraktore.

Lista e mallrave dhe shërbimeve, të dhënat teknike e cilësore të tyre, të vlerësuara të nevojshme për secilin nga objektet e prokurimit të sipërpërmendura është sipas Aneksit 1. Bashkëlidhur këtij Udhëzimi. Në këtë listë janë përfshirë artikujt dhe shërbimet minimale të higjenës dhe masave mbrojtëse të rekomanduara për autoritetet kontraktore dhe punonjësit e tyre për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të kryejë inspektime sistematike në autoritetet kontraktore gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së epidemisë me qëllim verifikimin e kryerjes së përputhshmërisë së të dhënave teknike e cilësore, të mallrave dhe shërbimeve të përcaktuara në Aneksin 1 të këtij Udhëzimi, përkundrejt zbatimit të penaliteteve në fuqi ndaj personave përgjegjës.

Ky udhëzim dhe lista e mallrave dhe shërbimeve bashkangjitur udhëzimit nuk zbatohen për institucionet e kujdesit shëndetësor të cilët ndjekin udhëzime të posaçme të Ministtirsë së Shëndetit dhe Mbrotjes Sociale të nxjerra për këtë qëllim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

12:45 / October 5, 2026

Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 91 deputetë pro. Tensione në protestën para Parlamentit

12:17 / October 5, 2026

Harta e re territoriale, starti i fundit/ Drafti i ndarjes së bashkive miratohet të enjten në Kuvend

10:24 / October 5, 2026

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.