Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjoba deri në 8 vite burg, hyjnë në fuqi ndëshkimet për shkelësit e karantinës

16:31 / May 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici tirana. osh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisur nga kjo e enjte çdokush duhet të tregoj kujdes të shtuar sa i përket respektimit të vendimeve të autoriteteve që kanë ardhur si pasojë e koronavirusit. Ndryshimet e Kodit Penal, të miratuara mes debatesh në një seancë më 16 prill, kriminalizojnë shkeljen e rregullave të karantinimit në kohë pandemie, shkelje të cilat ndëshkohen me gjoba dhe burgim deri në disa vjet.

Kështu, nisur nga kjo e enjte thyerja e rregullave në kohë epidemie, kur shkelësi ka marrë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Nëse urdhrat e autoriteteve thyhen nga ndonjë subjekt tregtar duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, dënimi do të jetë nga gjobë në 2 vjet.

Kush thyen karantinën, pasi është njoftuar për këtë detyrim nga shteti, vitet e burgimit shtohen, nga 2 në 3 vjet.

Dënimet janë të forta dhe për ata që janë mbartës të virusit. Sipas parashikimeve, kush e përhap sëmundjen infektive kur është i diagnostifikuar si mbartës i virusit, dënimi është 2-5 vjet burg. Nëse kjo bëhet nga pakujdesia, dënimi është më i lehtë, gjobë deri dy vjet burg.

Në rast se kjo shkakton dëme serioze shëndetësore tek personat e tjerë, burgimi shkon nga 3-8 vjet.

Dënimet shtrihen dhe brenda anëtarëve të familjes. Deri në 3 vjet burg do të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas apo bashkëjetueses. Me tre vjet burg dënohet edhe presioni psikologjik dhe dhuna apo të afërmve. Në rast përsëritje kjo vepër përsëritet dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare

09:44 / August 24, 2026

Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u zunë në pritë, mbi 50 plumba u zbrazën drejt tyre. Dyshohet për dy autorë

09:40 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.