Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në “Twitter” një ftesë që i ka trazuar të gjithë. Ajo ka kërkuar publikisht një bashkëpunim me këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max. Vetëm kjo e fundit i është përgjigjur deri tani kërkesës së këngëtares për një bashkëpunim mes shqiptareve. Fansat janë ende në pritje të përgjigjes së dy këngëtareve të tjera shqiptare dhe nëse kjo ftesë pranohet, me siguri bashkëpunimi i tyre do të mahnisë botën.


