Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Sëmundja që po alarmon botën pas koronavirusit vjen shumë afër Shqipërisë

16:43 / May 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kavasaki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundja e njohur si “Kavasaki”, e cila prek fëmijë ka mbërritur deri në Greqi. Së fundit, raportohet se dy fëmijë në shtetin grek po kurohen nga kjo sëmundje e rrallë, përkatësisht njëri në Spitalin Hipokrati të Selanikut dhe tjetri në spitalin Attikon.

Fëmija në Selanik është testuar për koronavirus dhe ka dalë negativ, shkruan “Protothema”, e cila thekson se mjekët nuk duket se janë të shqetësuar dhe shprehen se ka raste të tilla çdo vit.

Emmanouil Roilidis, profesor i pediatrisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin Aristotel të Selanikut, ishte gjithashtu i sigurt për sindromën Kavasaki që prek fëmijët.

“Kemi pasur raste para dhe do ta kemi edhe pas pandemisë. Sigurisht që është një sëmundje e rrallë”, tha ai duke shtuar:

“Në disa pjesë të botës me përhapjen e Covid-19, si Neë York, Londër ka pasur raste të sëmundjes e disa fëmijë u testuan pozitiv për koronavirusin, disa nuk ishin pozitivë”.

Komisionerja e Shëndetësisë në Nju Jork tha të martën se një numër fëmijësh që kishin koronavirusin, kishin zhvilluar gjithashtu sëmundjen e rrallë të njohur me emrin “sëmundja Kavasaki”.

“Përgjithësisht, nëse identifikohet herët, ekziston një kurë efikase dhe zakonisht nuk lë pasoja afatgjata“, u tha gazetarëve për sindromën Dr. Oxiris Barbot, Komisionere për Shëndetësinë e qytetit të Nju Jorkut.

Në përgjithësi, fëmijët janë prekur lehtë nga COVID-19, por ka pasur raste të rënda dhe disa vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Barbot tha se lloji i virusit që Nju Jorku po përjeton po sillet pak më ndryshe sesa ai në Kinë.

“Prandaj, ne po shohim fëmijë me sindromat Kaëasaki dhe të lidhura me të“, tha ajo.

Komisionerja u bëri thirrje prindërve që të monitorojnë nga afër çdo simptomë dhe të kontaktojnë mjekun e fëmijës së tyre nëse pikasin shenja të sëmundjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.