Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i Aleksandër Meksit për Maks Velon: Në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua…Nuk e harroj…U dhunove barbarisht

20:08 / May 7, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleksander meksi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte viti 1955 kur Aleksandër Meksi dhë Maks Velo do të njihenin për herë të parë me njëri-tjetrin si student në Institutin Politeknik. Fati e solli që në një moment jeta e të dyve të ishte më e lidhur se kurrë, duke nxjerrë në pah edhe karakterin e fortë të arkitektit Velo, që nuk do të pranonte të gjunjëzohej përkundër dhunës në burgjet komuniste për t’u bërë pjesë e lojës së ish-Sigurimit për dënimin e Aleksandër Meksit.

Në një rrëfim mjaft të ndjerë, ish-kryeminkistri i Shqipërisë Aleksandër Meksi tregon një histori krejt të parrëfyer më parë, ku Velo edhe pse dhunohej në burgun e Spaçit, nuk pranoi të fliste keq për mikun e tij të hershëm. “Njiheshim që në vitin 1955 kur unë u futa në Institutin Politeknik dhe ti ishe në vitin e katërt .  U bëmë miq në vitet kur merresh me studime të trashëgimisë arkitekturore. Përshëndeteshim në xhiron përpara Dajtit deri sa të arrestuan. U ritakuam kur dole nga burgu e punoje te Abrazivja…Të jam mirënjohës që në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua…Nuk e harroj…U dhunove barbarisht ..
Jemi takuar shpesh që atëherë si miq të vjetër….”, thekson Meksi.

Në dosjen e ish_Sigurimit të Shtetit me dokumente tashmë të deklasifikuara, e cila pas kërkesës së tij, iu dorzua Aleksandër Meksit para disa muajsh nga Drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, znj. Gentjana Sula, ndodhen me dhjetra fletë ku është e dokumentuar ndjekja dhe survejimi i tij.

Mes dokumenteve bie në sy një raport-informacion i ish-sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Tiranës, Manush Myftiut (njëherazi dhe anëtar i Byrosë Politike dhe zv / kryeministër disa vjet më vonë), që mban datën 29 prill 1969 dhe bën fjalë mbi një një mbledhje te kolektivi i Monumenteve të Kulturës ku punonte Aleksandër Meksi.

Mes të tjerash në atë raport-informacion është shënuar dhe diskutimi i Aleksandër Meksit, i cili është ngritur dhe ka diskutuar për kushtet e vështira të punëtorëve në ekspeditat arkeologjike ku ai punonte dhe vetë asokohe. Në atë diskutim nuk ka asnjë lloj disidence, por si duket fjalia që u ka “djegur” më shumë “autoriteteve përkatëse”, ka qenë ajo ku ai ka folur për Kontrollin Punëtor, i cili sipas Meksit, “ka qenë nën ndikimin e drejtorisë dhe si i tillë ka qenë burokratik”.

Ndoshta me shumë gjasa kjo fjali ka bërë që diskutimi i tij t’i bashkangjitej dosjes që kishte hapur për të Sigurimi i Shtetit, e cila ishte mbushur përplot me dokumente ku ai rezultonte se prej vitesh “llapte” posht e lart “kundër partisë e pushtetit popullor”.

Kjo copëz dokumenti si dhe dy foto të rralla të Aleksandër Meskit që ndodhen në dosjen e Sigurimit, po i publikojmë për herë të parë ekskluzive për gazetën TemA, së bashku edhe me dy fotot që ai ka dalë me dy punjonjësit e Autoritetit te Dosjeve që i shërbyen dokumentet, zotërinjtë e nderuar, Selman Zalli dhe Skënder Vrioni. / tirananews.al

PARTIJA E PUNES SHQIPERISE SEKRET

KOMITETI I PARTISE TIRANE Tiranë, më 29/4/1968

NR. 210 Ekzemplar Nr. 1

KOMITETIT QENDROR P.P. SHQIPERISE

T I R A N E

Bashkëngjitur ju dërgojmë informacionet: “Mbi punimin e fjalës së shokut Enver në organizatat profesionale të Tiranës” dhe “Mbi ndihmën që japin kuadrot drejtuese të dikastereve për ngritjen e

mëtjeshme të rolit drejtues të organizatave bazë ku ata bëjnë pjesë”.

SEKRETARI I PARE I K. P. TIRANES

(Manush Myftiu)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

LETRA E MANUSH MYFTIUT PER KOMITETIN QENDROR

Në Institutin e Monumenteve të Kulturës – punëtori Mustafa Dedja kritikoi shefin e kuadrit për sorollatje për t’i dhënë librezen e punës. Aleksandër Meksi kritikoi administratën se nuk ka marrë masa për sigurimin teknik, instruktimi nuk bëhet fare. Kushtet e punës për punëtorët nuk janë të mira. Çadrave të ekspeditës ju futet shiu brenda, dyshekët s’janë të përshtatshëm. Nuk bëhet asnjë përpjekje për ngritjen profesionale të punonjësve, po kështu pak punohet në ngritjen ideollogjike të punonjësve. Ministria e Arsim Kulturës duhet t’i ndihmojë më tepër me libra të natyrës së punës së tyre. Komisioni i kontrollit punëtor ka qenë i ndikuar nga drejtoria dhe si i tillë ka qenë burokratik.

SEKRETARI I PARE I K.P TIRANES

(Manush Myftiu)

meksi 5
meksi 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare

09:44 / August 24, 2026

Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u zunë në pritë, mbi 50 plumba u zbrazën drejt tyre. Dyshohet për dy autorë

09:40 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.