Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Debatet rrezikojnë destabilizimin në Kosovë? Ramush Haradinaj: Kurtit s’ia mori kush pushtetin, por ka humbur shumicën

21:21 / May 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ramush H 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar debatet e krijuara në lidhje me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri, por ky proces u bllokua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese deri më 29 maj, datë në të cilën pritet që ky organ të shprehet mbi kushtetutshmërinë e këtij dekreti.

Haradinaj tha në “Euronews Now” se të gjithë presin që Kushtetuesja të japë një përgjigje, e cila do t’i lironte rrugën formimit të qeverisë së re. Në rrugën që ndodhet Kosova, Haradinaj tha se vendit i duhet një qeveri me mandat të plotë të votuar në Kuvend.

“Rasti është në Gjykatën Kushtetuese, në bazë të vlerësimeve të ekspertëve ka bazë reale që Gjykata Kushtetuese të gjejë dhe t’i japë një bazë kushtetuese dekretit për mandatarin e ri, kësisoj dhe të fillojë punën qeveria e re në Kosovë. Presim një përgjigje që do t’i mundësojë Kosovës krijimin e një qeveri të re. Është me rëndësi që Kosova jo vetëm për shkak të pandemisë dhe vështirësive që ka krijuar, por edhe për shkak të proceseve të lidhura me Kosovën, që të kemi një qeveri me mandat të plotë të votuar në parlament”, tha ai.

Por, çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese e shpall antikushtetues dekretin e Thaçit mbi qeverinë e re, Haradinaj dha këtë përgjigje: “Pastaj do të thotë se duhet parë se cilat janë rrugët që duhet të ndjekë Kosova në bazë të Kushtetutës së vendi për veprimet të mëtejshme”, tha Haradinaj.

Gazetarja e pyeti drejtpërdrejt ish-kryeministrin se sa rrezikon Kosova që të përfshihet në destabilizim politik nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Thaçit, ndërkohë Haradinaj tha se nuk beson në një skenar të tillë.

“Jo! Janë proçese kushtetuese në vend, mocioni i mosbesimit ka kaluar me 2/3 e votave në parlament për qeverinë Kurtit. Pra, qeverisë Kurti nuk ia ka marrë dikush tjetër pushtetin ose të drejtën për të, por ia ka marrë Parlamenti, ai që e ka zgjedhur dhe ai ia ka hequr dhe këtë nuk e ndryshon askush. Nëse baza kushtetuese qëndron për të mandatarin e ri formohet qeveria kushtetuese, ligjore dhe protesta është e dejtë legjitime për të gjithë ne, por në këtë rast argumentet qëndrojnë më bazën kushtetuese dhe ne duhet t’i respektojmë të gjithë. Qeveria Kurti ka humbur shumicën e vet. Ja t’ju jap shembull: Edhe nëse Aleanca fare të mos kishte shkuar në seancë për të votuar, sërish do të ishin 70 vota kundër qeverisë Kurti, ndërsa kjo qeveri është zgjedhur me 64 vota”, tha ai.

haradinaj ka humbur kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.