Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“U përdhunua 13-vjeçe, por e ëma tërhoqi denoncimin”/ Hallat tregojnë sekretin e vajzës që u vra nga babai në Greqi

16:26 / January 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
545
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 hallat e Anxhelina Petros të vrarë më 2 janar nga babai i saj Aleko Petro, që nuk pranonte lidhjen e së bijës me një të ri afgan bënë një rrëfim tronditës. Sipas tyre Anxhelina ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën. Që nga ai moemt, siç thanë ato vajza u shkëput prej nënës.

Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdhunuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më më…

Sa vjeç ishte?

Vojsava Guri: Vajzën e përdhunuan kur ishte 13 vjeç. Në 2005 erdhi tek ne

Kush është përgjegjësi?

Vojsava Guri: Fillimisht nëna e saj e denoncoi personin, pastaj shkoi e tërhoqi denoncimin se kërkoi para. Vajza erdhi tek ne se nuk e donte më nënën këtë nuk ia falte. Ndaj u bashkua me të atin

A keni qënë në dijeni për dhunë fizike të ushtruar nga babai?

Vojsava Guri: Asnjëherë

Mediat greke thonë se vajza e ka denoncuar disa herë?

Vojsava Guri: Nuk dimë gjë, nuk na janë ankuar

Nëna e Aanxhelina Petros,  Xhezmija ka replikuar me hallat e së ndjerës  në një lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur”. Ajo ka pranuar se vajza është përdhunuar, por kjo ka ndodhur kur  ajo ishte minorene dhe se autori ka marrë dënim  nga drejtësia.

Mes tjerash, Xhezmie Hoxhallari theksoi se nuk ishte në dijeni se Angelina kishte studiuar në Greqi në drejtimet psikologji dhe fizioterapi.

Xhezmie Hoxhallari :“Dëgjomë mua. Këto historira ndaç t’i hapin dhe ndaç mos t’i hapin. Mua nuk më intereson. Mbas ankesës që kam bërë unë, ai mori një dënim. Unë ia kam lënë shtetit.

Nuk kam hequr asnjë denoncim dhe asnjë gjë. Të dy kanë qenë minorenë. Janë histori të vjetra. Vajza ka ikur kur e kam lënë unë me deklaratë tek babai, sepse donte një jetë më të mirë. Kam letrat dhe jam shumë i sjellshme me dokumente.

Ju keni qenë në dijeni se vajza ka mbaruar psikologji dhe fizioterapi?

Xhezmie Hoxhallari: Këtë nuk e di. S’kam patur komunikime. Ai person e donte vajzën time si skllave.  Nuk më ka dalë vajza mua në telefon. Hapni  dhe shikoni mesazhet. Unë me ju nuk jam koinçiduar asnjëherë. Nuk kam komunikuar asnjëherë me ju. Vajza ime ka punuar tre punë dhe të gjithë kanë ngrënë lekët e vajzës sime, që mos i ngrënëshin. / BW




Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Temperatura deri në 40 gradë, ja qytetet më të prekura

17:42 / June 28, 2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

16:35 / June 28, 2026

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë pranë Maminasit/ Përplasen tre makina, dy të lënduar

15:28 / June 28, 2026

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

14:39 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.