Kanë vendosur të festojnë së bashku si familje Ditën e Nënës, dhe për këtë e gjithë familja e madhe e një prej çifteve më të dashura të showbiz botëror kanë bërë testet për koronavirusin.
Të gjithë kanë rezutuar negativë dhe fatmirësisht mund të ribashkohen. Tina, 66 vjeç është gjithashtu nëna e yllit të këngëtarit Solange Knowles dhe tha në Tamron Hall Shoë këtë javë: ‘Të gjithë u testuam.
‘Ne i kemi marrë rezultatet dhe të gjithë janë në rregull, kështu që shpresoj që të mund të bashkohemi në Ditën e Nënës dhe të darkojmë së bashku.’
Tina, e cila është martuar me aktorin poltergeist Richard Laëson që nga viti 2015, shtoi se shpreson të shohë familjen e saj.
Tina përvecse nënë e dy fëmijëve është edhe gjyshe, me tre nipër e mbesa nga Beyonce dhe një nga Solange.
Beyonce dhe burri i saj Jay-Z kanë vajzën tetë vjeçare Blue Ivy si dhe binjakët dy vjeç, një djalë të quajtur Sir dhe një vajzë të quajtur Rumi.
Ndërkohë Solange ka një djalë 15-vjeçar të quajtur Daniel Jr. nga burri i saj i parë Daniel Smith, me të cilin ishte martuar nga 2004 deri në 2007.
