Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka mbajtur sot një takim online me Rudina Hajdarin, kryetaren e Komisionit Kombëtar për Integrimin Europian lidhur me çeljen e negociatave.
Soreca thotë se duhet vendosur një proces gjithpërfshirës me sa më shumë pjesëmarrje për të zbatuar vendimin nga Këshilli Europian.
STATUSI NGA SORECA
Në Ditën e Europës pata një takim të dobishëm me Rudina Hajdarin. Si Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, ne diskutuam nevojën për të vendosur një proces gjithëpërfshirës me pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme për të zbatuar vendimin e BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë
Luigi Soreca🇪🇺@LSorecaEU
