Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Polici më e re në moshë”/ Zv.ministrja Voda sqaron ligjin e ri: Është fleksibël, jo çdo individ që ka mbushur 55 vjeç do të largohet

08:58 / May 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Polici më e re në moshë. Këtë parashikon projektligji i ri që synon të ul moshën mesatare të uniformave blu me rreth dy vite brenda një periudhë tre vjeçare.

Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, thotë se jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen menjëherë nga radhët e policisë.

‘Ky është një ligj fleksibël. Pra nuk është e thënë, që çdo individ që ka mbushur këtë moshë, që nga nesër do të dal në pension, po themi të parakohshëm apo do të marrë këtë trajtim financiar që parashikon ligji, nëse ai do të largohet nga radhët e policisë së shtetit. Ka një moshe relativisht të lartë mbi 45 vjeç, që i bie më shumë se një e treta e radhëve të policisë së shtetit.’-tha ajo.

Ministria e Brendshme, ende nuk e ka një numër të saktë të punonjësve të policisë, që mund të preken nga ky projektligj, pasi kjo do të jetë në varësi të asaj se çfarë u nevojiten strukturave të rendit.

‘Kjo do të varet nga nevojat e policisë së shtetit, pra nuk varet 100% nga dëshira e individit. Nëse do të kemi 100, 200 apo 300 punonjës policie që do të bëjnë një kërkesë, për të përfituar këtë trajtim financiar, për shkak të ndërprerjes së parakohshme të marrëdhënieve të punës, do të ketë një komision të posaçëm, i cili pas miratimit të ligjit do të krijohet me akt nënligjor, me vendim të Këshillit të Ministrave, që do të trajtojë këto kërkesa. Madje kërkesa nuk bëhet vetëm nga individi, por është lënë hapësirë në ligj që kërkesa bëhet edhe nga struktura apo departamenti përkatës i policisë së shtetit.-shtoi ministrja.

Sipas zv ministres Voda, rinovim do të kërkohet kryesisht tek forcat që merren me operacione policore të ndërlikuara, por megjithatë edhe ata që do të dalin në pension të parakohshëm, në bazë të nevojave të policisë, mund të rikthehen të punojnë deri në 700 orë në vit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.