Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pandemia uli zhurmat në rrugët e Tiranës, ekspertët: Duhet ruajtur kjo situatë

18:02 / May 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndotje tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia globale i ofroi kryeqytetit shqiptar qetësinë e munguar prej shumë vitesh. Matjet e ndotjes akustike në kryqëzimet më të zhurmshme të Tiranës shënuar një ulje me 10 dB, krahasuar me një vit më parë.

“Fasha ditore e nivelit të lejuar të nivelit të ndotjes akustike është 55 decibel. Mesatarja në kryqëzimet kryesore të qytetit varion nga 55 deri 60 dB. Gjatë natës vijojmë të jemi brenda fashës së lejuar nën 40dB apo nën 35db”

Sipas një monitorimi në muajin Prill nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit niveli i zhurmës në “Vasil Shanto” arrinte në 52 dB, në Rrugën e Elbasanit 54 dB, ndërsa tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, 57dB, pra pak mbi normën e lejuar.

“Kjo është vlera gjatë javëve të pandemisë, ku masat kanë qenë të rrepta. Javët e fundit kemi vënë që ka arritur deri në 75dB”, thotë eksperti i Mjedisit, Rodion Gjoka.

Industria, makinat, transporti publik të njohura si burim ndotjeje po i kthehen normalitetit. Çfarë propozon eksperti që ndotja akustike të qëndrojë afër normës së lejuar?

“Mjetet e transportit publik, të tonazhit të rëndë apo motorët të kalojnë një filtër sa i takon zhurmës që emetojnë në ajër. Duke krijuar një gjelbërim të shkallëzuar sidomos gjatë akseve rrugore këto valë zanore mund të shuhen”, shprehet Gjoka.

Po ashtu, autoritetet shohin reduktimin e lëvizjes së makinave, ecjen në këmbë, përdorimin e biçikletave apo punën online, si një mënyrë për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Taulant Balla: Nga 1 janari ulen çmimet e produkteve të shportës, hiqet edhe taksa e qarkullimit

12:49 / November 24, 2026

Taulant Balla reagon pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga PS: Më vjen keq që pas 9 vitesh shkojmë në këtë vendimmarrje

12:37 / November 24, 2026

Ibrahimaj prezanton sistemin “e-Gjoba”: Qytetarët dhe bizneset do të njoftohen në kohë reale përmes telefonit dhe WhatsApp-it për penalitetet

12:29 / November 24, 2026

Rama urdhër të prerë institucioneve për gjobat online: Të nisin sa më parë, nuk ka justifikime për mungesë tabletash apo probleme teknike

11:54 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.