Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy superfuqitë bërthamore, Kina dhe India, përplasen ushtarakisht në kufirin e përbashkët. Disa të plagosur

21:14 / May 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KINE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se njëqind ushtarë u përfshinë në një konfrontim përgjatë kufirit mes Indisë e Kinës në Himalaje, raportojnë mediat indiane. Nga përplasja dyshohet se ka pasur të plagosur nga të dyja palët.

Duke përmendur dy burime të rangut të lartë ushtarak, Hindustan Times tha se incidenti ndodhi në një vendkalim malor në një lartësi prej më shumë se 5.000 metrash përgjatë kufirit me Kinën në shtetin verilindor të Sikkimit.

“Katër ushtarë indiane dhe shtatë trupa kineze pësuan lëndime gjatë konfrontimit që përfshiu rreth 150 ushtarë,” tha për Hindustan Times një oficer që parapëlqeu të mbetej anonim, duke e përshkruar incidentin si ‘konfrontim agresiv’.

Burime ushtarake indiane konfirmuan gjithashtu për ANI-n se konflikti kufitar u zhvillua në pjesën veriore të Sikkimit, duke thënë se ‘sjellja agresive dhe lëndime të vogla kanë ndodhur nga të dy palët’.

India dhe Kina kanë disa mosmarrëveshje territoriale. Përleshje të tilla ndodhin herë pas here përgjatë kufirit midis Sikkimit dhe Tibetit të Kinës, si dhe në Linjën e Kontrollit Aktual (LAC) të dakorduar reciprokisht në Kashmir, ku kombet gjithashtu ndajnë një kufi.

Pekini dhe Neë Delhi kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë për të zgjidhur çështjet e kufirit. Dhjetorin e kaluar, të dy palët ranë dakord të krijojnë një linjë telefonike mes ushtrisë indiane dhe asaj kineze për të shmangur konfliktet përgjatë LAC.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.