Teksa disa vende po lehtësojnë masat kufizuese për shkak të pandemisë nga koronavirusi, ekspertët e shëndetit mendor po vërejnë një fenomen emergjent: ankthi për jetën pas izolimit.
“Për njerëzit është shmë stresuese”, shpjegon Steve Taylor, një profesor i departamentit të psikiatrisë në Universitetin e British Columbia, në Kanada.
“Njerëzit po përpiqen të përballojnë duke dashur të jenë në izolim, duke krijuar një masë sigurie, një strehë, për të pasur një përvojë më të tolerueshme. Në mënyrë ironike kjo mund të krijojë probleme më pas, pasi njerëzit shqetësohen më shumë për të dalë jashtë”, vijon ai.
