Ditën e sotme zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e FSHF, e cila nuk mund të zhvillohej ndryshe përveçse online, duke qenë se duhen respektuar rregullat për të mos pasur grumbullime mbi pesë persona.
Sakaq, mbetet për t’u parë edhe mendimet e klubeve sa i përket rifillimit të kampionatit, nëse janë pro apo kundër, edhe pse nga FSHF këmbëngulet që kampionati të nisë.
Gjithnjë nëse futbolli nis në fund të majit ose në ditët e parë të qershorit, pasi në të kundërt edhe në FSHF janë dakord që ta mbyllin pasi nuk kohë të mjaftueshme për futbollistët të arrijnë një formë të caktuar e më pas për të plotësuar ndeshjet e mbetura në kalendar.
