Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vasili: Reforma Zgjedhore pa opozitën është nul

12:54 / May 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i LSI-së dhe pjesëmarrës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Petrit Vasili deklaron se një reformë pa miratimin e opozitës, pra vetëm me votat e mazhorancës do të ishte nul.

Vasili thekson se kjo do të thellonte në ekstrem krizën politike që është akoma më e rënduar për shkak të krizës së pandemisë në menaxhimin e situatës.

“Do të ishte një kthim akoma më mbrapa në një krizë politike që ka përparuar dhe do ishte një përgjegjësi e mazhoranës që do të përballej me konsekuenca në planin e brendshëm dhe në planin ndërkombëtar”, shprehet Vasili.

“Çdo tendencë nga ana e mazhoranës me gojën e Gjiknurit për të akumuluar çështje që zënë përfund njëra-tjetrën dhe nuk marrin zgjidhje është në funksion të asaj strategjie për të shkuar drejt një miratimi provokativ, në mënyrë të njëanshme, me anën e forcave të kartonit, që bie ndesh kjo me çështjen e negociatave.

Deri më tani ka një pengesë në arritjen e kohes që është një vullnet munguar i mazhoranës, e cila duhet të heqë dorë nga miratimi i në mënyrë të njëanshme të reformës.

Kjo do thellonte në ekstrem krizën politike që është akoma më e rënduar për shkak të krizës së pandemisë në menaxhimin e situatës.

Të gjitha takticizmat për të shtuar në tryezë çështje të tjera është një tendencë për të mos i dhënë përgjigje çështjeve që janë. Draftet e opozitës, të gjitha ezaurojnë rekomandimet e OSBE.

Është një reformë nul, nëse është pa opozitën. Është më pak sesa nul sepse do të ishte një kthim akoma më mbrapa në një krizë politike që ka përparuar dhe do ishte një përgjegjësi e mazhoranës që do të përballej me konsekuenca në planin e brendshëm dhe në planin ndërkombëtar”, tha Vasili.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.