Rikthimi i opozitës në Kuvend pritet që të sjellë përplasje të forta në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Në rendin e ditës së firmosur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, është përfshirë për diskutim edhe kërkesa e më shumë se ¼ së deputetëve të Kuvendit, anëtarë të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim “Për ngritjen e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë të sigurisë” dhe zbatimi i ligjit për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument në cilësinë e tij si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme, apo detyra të tjera shtetërore”.
Tirananews.al mëson se në kërkesën e depozituar në Kuvend, deputetët e opozitës ngrejnë shqetësimin se mungesa e nje certificate të tillë ka vënë në rrezik jo vetëm sigurinë tonë kombëtare, por edhe të mjaft vendeve të tjera të BE-së si dhe të aleatëve tanë në NATO.
Sipas opozitës, nga shqyrtimi i shkaqeve ligjore qe ka parashtruar Presidenti i Republikes, konstatohen disa shkelje të rënda ligjore të kryera nga institucionet shteterore në pajisjen me certifikatë sigurie të Gent Cakajt, si dhe evidentohet fakti se z. Cakaj, në detyrën e tij si Zëvendësministër, ka shkelur rëndë detyrimet e parashikuara ne ligjin nr. 8457, date 11.02.1999 “Per informacionin e klasifikuar sekret shteteror”. ““Gent Cakaj, per nje periudhe te vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartesisht zbatimin e akteve ligjore dhe nenligjore te sipercituara, qe sipas parashikimeve te ligjit perbejne shkelje penale dhe jane te denueshme sipas legjislacionit ne fuqi. Kjo neglizhence dhe shkelja ligjore, ka rrezikuar seriozisht sigurine kombetare, sigurine e organizatave partnere nderkombetare, si dhe interesat e Shqiperise, si vend anetar i NATO-s. Duke vepruar ne kete menyre, institucionet shteterore shqiptare, kane shkelur detyrimet qe burojne nga antaresimi i Shqiperise ne NATO dhe potencialisht edhe ne raport me marredheniet me Bashkimin Europian dhe vendet anetare te BE-se. Ky fakt cenon besueshmerine e Shqiperise ne raport me partneret tane strategjike”, thuhet në kërkesën e deputetëve të PD-së, raporton tirananews.al.
Si e mori Gent Cakaj certifikatën e sigurisë
Duke qene se posti i zv.ministrit per Evropen dhe Punet e Jashtme perfshihet brenda listes se funksionareve qe detyrimisht duhet te njihen dhe te kene akses ne informacione te klasifikuara “sekret shteteror”, Zyra e Nen-regjistrit te informacionit sekret shteteror e krijuar prane kesaj ministrie, me date 29.06.2018 e ka njoftuar z. Gent Cakaj qe te plotesoje formularin perkates dhe te jape pelqimin per t’u verifikuar per pajisjen me certifikatat perkatese te sigurise. Vetem me date 03.01.2019, moment ky kjo qe perkon me berjen publike te propozimit te Kryeministrit per emerimin e tij ne postin e Ministrit per Evropen per Punet e Jashtme, ai ka plotesuar aplikimin per certifikate sigurie prane kesaj Ministrie edhe pse permbushja e ketij detyrimi fillonte nga dita e marrjes se detyres si zv.minister i MEPJ. 2 : Drejtoria e Sigurimit te lnformacionit te Klasifikuar (DSIK) e ka pajisur z. Cakaj me certifikatat perkatese te sigurise 1 (nje) dite pas paraqitjes se kerkeses me date 04.01.2019. DSIK me shkrese nr.87 prot, dt. 07.01.2019, i ka konfirmuar Presidentit te Republikes se CSP jane leshuar me date 04.01.2019 dhe jane te vlefshme deri me date 03.01.2024.
Pra pajisja me certifikate sigurie brenda dites, nuk eshte bere me nje certifikate te perkohshme 1 mujore, sic eshte praktika e punes se DSIK, por me certifikate sigurie me afat vlefshmerie 5 vjeçare. /tirananews.al
