Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndryshon vendimi për garancinë sovrane, nuk ka kredi për bizneset me probleme financiare

22:03 / May 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
km
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka ndryshuar vendimin e datës 6 prill, për garancinë sovrane të bizneseve të prekur nga COVID-19. Në Fletoren Zyrtare janë botuar ndryshimet dhe bëhet me dije se bizneset që do aplikojnë për kredi, nuk duhet të kenë probleme financiare të mëparshme me bankat.

“Huamarrësi nuk duhet të këtë kredi me probleme  (këto  sipas  definicionit  të  rregullores  së Bankës  së Shqipërisë  nr.62,  datë  14.9.2011 ‘Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, të ndryshuar), në muajin shkurt 2020’”, shtohet në vendim.

Po ashtu bëhet me dije se nuk do të gjenerohen dhe nuk do të rimbursohen interesa për më shumë se 30 ditë pa pagesë principali nga data që i ka lindur detyrimi Huamarrësit për të paguar principalin sipas Marrëveshjes së Huasë. Nga ana tjetër huadhënësi çdo 90 ditë nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do të dërgojë pranë MFE kërkesën për rimbursimin e interesave (“Kërkesa për rimbursim”) në formë elektronike dhe të shkruar.

Huadhënësi do të ofrojë Huanë me një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2.85%. Kjo normë interesi do të fiksohet në momentin e nënshkrmit të Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit dhe do të qëndrojë e pandryshuar deri në përfundimin e afatit të Huasë.

financiare garanci kredi sovrane vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Ja cilët gjyqtarë kushtetues votuan pro ankimimit të Ramës dhe cilët pro pezullimit të Ballukut nga detyra

23:03 / February 6, 2026

Ankimimi i qeverisë për çështjen “Balluku”/ Gjykata Kushtetuese jep vendimin

22:26 / February 6, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.