Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bie besimi i qytetarëve te qeveria, parlamenti dhe institucionet ndërkombëtare në 2017-2019

13:48 / May 12, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamentj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shumë institucione të vlerësuara, duke përfshirë qeverinë qendrore, parlamentin dhe institucionet ndërkombëtare, trendi ndër vite tregon se niveli i besimit të qytetarëve është rritur midis viteve 2015 dhe 2017 dhe është ulur midis viteve 2017 dhe 2019.

U prezantuan sot në Tiranë nga PNUD gjetjent e  sondazhit “Besimi në Qeverisje 2019”, i cili mblodhi dhe analizoi perceptimin publik në çështje si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.

Sondazhi “Besimi në Qeverisje 2019” u krye gjatë muajve nëntor-dhjetor 2019, duke përdorur një kampion përfaqësues kombëtar prej 2500 të anketuarish. Ky është viti i shtatë i realizimit të tij duke përdorur një metodologji, pyetësor dhe mbulim kombëtar të ngjashëm.

Ndërsa niveli i besimit në gjyqësor (prokuroria dhe gjykatat) është rritur përgjatë viteve të fundit, edhe pse këto institucione perceptohen si më pak të besuara.

Gjetjet e sondazhit të vitit 2019 tregojnë se institucionet që gëzojnë besimin më të madh janë institucionet fetare (65.6%), ndjekur nga forcat e armatosura (59.4%), Policia e Shtetit (54.6%), institucionet arsimore (57.3%) dhe sistemi shëndetësor (51.4%).

Institucionet/organizatat ndërkombëtare si NATO, OKB dhe BE renditen si institucionet më të besuara nga pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë.

Sondazhi tregon një rënie të perceptimit qytetar ndaj praktikave të transparencës dhe llogaridhënies në nivel qendror ashtu edhe vendor. Konkretisht, përgjatë viteve 2016 dhe 2019, rënia e perceptimit mbi transparencën është me 6 pikë përqindje për qeverisjen qendrore (33% në 2019) dhe me 7 pikë përqindje për qeverisjen vendore (36% në 2019) .

Që prej vitit 2017, përqindja e qytetarëve shqiptarë që perceptojnë e qeverinë si llogaridhënëse ka rënë me 11 pikë përqindje për qeverisjen vendore dhe me 8 pikë përqindje për qeverisjen qendrore (31% në 2019 për të dyja) .

Të dhënat për vitin 2019 tregojnë se qytetarët shqiptarë besojnë se organizatat ndërkombëtare (78.9%) janë më efikase për llogaridhënien nga qeveria në krahasim me institucionet në vend, ndër të cilat renditet i pari Kontrolli i Lartë i Shtetit (63.7%) i ndjekur nga Parlamenti (53.4%). Përgjatë viteve 2016 – 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbetur institucioni me vlerësimin më të lartë lidhur me efikasitetin e kërkesës së llogarisë ndaj qeverisë. Posaçërisht në dy vitet e fundit, ky vlerësim ka qëndruar afërsisht i njëjtë për Median, Parlamentin dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, të ndjekura nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sindikatat dhe bizneset.

Ndërsa roli në kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë nga Avokati i Popullit dhe partitë e opozitës ka pësuar rënie përgjatë viteve 2016 – 2019. Për Avokatin e Popullit perceptimi qytetar ndër vite ka pësuar këto ndryshime: 54% (2016), 65% (2017), 59% (2018) dhe 44% (2019). Për partitë e opozitës luhatjet ndër vite janë: 51% (2016), 54% (2017), 43% (2018) dhe 42% (2019).

Gjithashtu, për vitin 2019, të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët (87.5%) dhe korrupsionin e nivelit të lartë (85.2%) si fenomene të përhapura ose shumë të përhapura në shoqërinë shqiptare. Të pyetur mbi përvojat personale, në vitin 2019, 15% e shqiptarëve kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit në nivel qendror dhe 25.2% në nivel vendor.

Në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike në përgjithësi, si të shërbimeve parësore (si shëndetësia, arsimimi, furnizimi me ujë, pastrimi, etj.) dhe të atyre administrative (në fushën e pronës, sigurimit shoqëror, për biznesin, etj.), mesatarisht, më pak se gjysma e konsiderojnë situatën si të kënaqshme. Megjithatë, kur qytetarët kanë kërkuar e marrë një shërbim administrativ në 2019-n, ata janë përgjithësisht më të kënaqur sesa mesatarja me një diferencë prej pothuaj 10 për qind. Ndërkohë 70% e qytetarëve që kanë vizituar një sportel shërbimi ADISA-Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara- janë shprehur “të kënaqur” ose “shumë të kënaqur” me shërbimin e ofruar aty.

Në aspektin e përfshirjes gjinore, shumica e qytetarëve (76.5%) thonë se gratë janë po aq ta afta sa edhe burrat për të mbajtur poste publike. Të dhënat tregojnë se 6 nga 10 shqiptarë mendojnë se rritja e numrit të grave në këshillat bashkiakë ka një ndikim pozitiv në qeverisjen vendore.

Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri tha se: “Besimi në qeverisje” është një instrument që identifikon tendencën në vite të besimit dhe perceptimit të qytetarëve mbi qeverisjen në Shqipëri. Ai ofron të dhëna të rëndësishme për orientimin e politikave, planifikimin dhe zbatimin e masave praktike, si dhe për vlerësimin e impaktit të tyre në terren. Për vitin 2020, duke marrë në konsideratë situatën e emergjencës së krijuar nga COVID-19 dhe adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019, ky sondazh i opinionit publik bëhet dhe më i rëndësishëm për të ndihmuar në kuptimin më të mirë të sfidave dhe nxitjen e ndryshimeve të nevojshme nga këndvështrimi i qytetarëve”.

Sondazhi, i iniciuar fillimisht në kuadrin e Partneritetit për Qeverisje të Hapur / Open Government Partnership, realizohet çdo vit nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) që prej 2013-s, me mbështetje nga UNDP.

Duke filluar nga viti 2016, sondazhi në fjalë është realizuar në kuadrin e projektit “Mbështetje për inovacionin kundër korrupsionit: Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin në Shqipëri” (ISDA Support Project), të financuar nga Qeveria italiane, Qeveria austriake dhe UNDP, si dhe i zbatuar nga Qeveria shqiptare në partneritet me UNDP-në.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harta e re territoriale, starti i fundit/ Drafti i ndarjes së bashkive miratohet të enjten në Kuvend

10:24 / October 5, 2026

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

09:58 / October 5, 2026

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.