Ndërkombëtarët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga reforma në drejtësi dhe të lejojnë sulmet politike ndaj saj.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë duke cituar ambasadoren Yuri Kim shprehet se ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese.
“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët nuk duhet të presin”.
