Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

AKEP monitoron celularët, rritje e papërfillshme e çmimeve, por shtim i ndjeshëm i internetit

14:30 / May 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1584653573 internet celular
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka monitoruar tarifat me pakicë të telefonisë celulare, ku ka konstatuar rritje të papërfillshme të çmimeve por shtim të ndjeshëm të njësive të internetit të ofruara, sidomos për paketat e biznesit (shiko tabelën në fund).

Në një njoftim zyrtar, AKEP bën të ditur se në zbatim të ligjit nr.9918/2008 “Për komunikimet elektronike në RSH” (Ligji) dhe Rregullores Nr.27, datë 21.09.2012, e ndryshuar, “Mbi Publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” (Rregullorja), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vijuar monitorimin e ndryshimeve të planeve tarifore të sipërmarrësve edhe përgjatë periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore (data 13 mars 2020 e në vijim).

Referuar detyrimeve që sipërmarrësit kanë në këtë kuadër kundrejt AKEP, vërehet se janë kryer njoftimet e nevojshme nëpërmjet sistemit RevZone brenda afatit pesëmbëdhjetë ditor që paraprin hedhjen në treg të paketave. Konform nenit 8, pika 4 të Rregullores nr. 27/2012, sipërmarrësit kanë vijuar edhe me njoftimet formale përkatëse, për 3 ditë radhazi, në mjetet masive të informimit publik. Më konkretisht, sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a dhe Abcom sh.p.k gjatë muajve mars-prill 2020 kanë njoftuar për planet tarifore Autoritetin e Konkurrencës dhe AKEP në zbatim të vendimit nr 676, datë 07.02.2020, “Mbi autorizimin me kushte dhe detyrime të përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë ABCom SHPK nga shoqëria Vodafone Albania SHA”.

AKEP, ndonëse i monitoron dhe i referon pranë Autoritetit të Konkurrencës, nuk përligjet për të miratuar paraprakisht paketat e reja me shërbime të kombinuara dhe çmimet përkatëse të tyre pasi tregu me pakicë i shërbimeve celulare nuk është në listën e tregjeve të përcaktuara për rregullim ex ante nga rregulloret përkatëse dhe nga Komisioni apo rregullatorët e BE. Nga krahasimi i paketave standarde vërehet se çmimet kanë pësuar një rritje të papërfillshme.

Nga ana tjetër rezulton se shtimi i përmbajtjes së paketave duket qartësisht shumë më i favorshëm për pajtimtarët /individë në përgjithësi dhe pajtimtarët/biznes në veçanti, pasi konsiston në rritje të njësive të ofruara përsa i përket minutave kombëtare e ndërkombëtare kryesisht të njësive internet duke ofruar një vëllim të konsiderueshëm shtesë ne data/internet për pajtimtarët./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harta e re territoriale, starti i fundit/ Drafti i ndarjes së bashkive miratohet të enjten në Kuvend

10:24 / October 5, 2026

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

09:58 / October 5, 2026

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.