Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha takime me biznesmenë në Durrës: Pandemia ka thelluar edhe më shumë krizën ekonomike

10:38 / May 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
695932d3 40a9 4945 94b2 dbf9dac2d713
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me biznesmenë në Durrës, ku ka biseduar për situatën në të cilën këta të fundit ndodhen, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Me një shënim në facebook, Basha shkruan se Durrësi vuan ende pasojat e tërmetit dhe se kjo pandemia vetëm sa ka thelluar edhe më tek krizën ekonomike.

695932d3-40a9-4945-94b2-dbf9dac2d713

Basha ka bërë edhe njëherë përgjegjëse qeverinë për krizën e shkaktuar, ndërsa tha se shumë durrësakë ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar.

“Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj. Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit“, shkruan mes të tjerash Basha.

Postimi i plotë:

Në Durrësin që vuan ende pasojat e tërmetit të nëntorit, pandemia vetëm se e ka thelluar më shumë krizën ekonomike. Në rrugë dhe dyqane, qytetarët që takova më shprehën shqetësimin për mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria Rama.

Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore. Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi një nga burimet kryesore do shterrojë.

Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj. Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.