Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PS, Ilir Beqaj iu përgjigj akuzave të njëpasnjëshme të deputetëve opozitarë.
Beqaj tha se është me fat që është deputet i Qarkut të Dibrës dhe nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje.
Sipas tij, e rëndësishme është që Qarku i Dibrës është më pak i prekuri nga pandemia e koronavirusit.
Rritja e ‘frikshme’ e numrit të të infektuave me COVID-19 në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetit zbulon ku u shënuan rastet e reja dhe qyteti që shënoi shifrën rekord (Harta e shpërndarjes)“Kam fatin e madh të jem deputeti i Qarkut të Dibrës. Shkoj apo jo në Dibër, ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që sot Qarku i Dibrës është më pak i prekur nga pandemia e koronavirusit. Këtu askush nuk vjen me emër individual. Këtu ka 30 vjet parlamentarizëm dhe unë kam eksperiencën time modeste me 10 vjet”, tha Beqaj.
