Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maturantët rikthehen të hënën në shkollë, urdhri: Do t’u matet temperatura, jo orë sportive

18:20 / May 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto matura 11495701730
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 18 Maj nxënësit rikthehen në bankat e shkollës, por do të jenë vetëm maturantët të cilët do të marrin leksione për maturën.

Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, i gjithë procesi mësimor do të zhvillohet nën rregulla strikte.

Në hyrje të shkollës do të jetë një personel mjekësor i cili do të masë temperaturën e nxënësve, ndërsa këta të fundit duhet të jenë deri në 2 metra larg njëri-tjetrit”.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që disponon Tv Klan dhe mban datën 4 Maj, shkruhet se nxënësit do të hyjnë dhe do të dalin në një orar të caktuar nga shkolla, dhe se gjatë gjithë ditës nuk do të lejohet të ridalin dhe rihyjnë në ambientet e shkollës.

Nxënësit duhet të jenë të pajisur me maska. Dhe përpara hyrjes në shkollë do të dezinfektojnë duart.

Po ashtu nuk do të lejohet të zhvillohen orë kulturore dhe sportive. Në urdhrin anti-covid, shkruhet se nuk do të lejohet ushqimi në klasa, apo qëndrimet në korridore. Për klasat me numër të lartë nxënësish, do të bëhet ndarja e tyre në dy salla të ndryshme.

Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të ajrosen deri 6 herë gjatë ditës.

Përsa i përket kushteve higjieno-saniatre, urdhri thotë se ambientet e shkollës duhet të dezinfektohen pas përfundimit të mësimit.

Për nxënësit që shkelin rregullat anti-covid do të ketë penalizime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.