Deputeti Ilir Beqaj i ka kërkuar Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim që të marrë në konsideratë mbështetjen e llixhave të Peshkopisë. Duke folur në seancën e sotme plenare lidhur me projektligjin “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)”, deputeti Beqaj ka përsëritur idenë e parashtruar që tre vite më parë për të mbështetur biznesin në këtë fushë, si një resurs që do të ketë impakt të konsiderueshëm në ekonominë e zonës. Beqaj nënvizoi se ndërtimi edhe i rrugës së Arbrit, do të bëjë që brenda një kohe të shkurtër turistë të huaj, por edhe banorë të kryeqytetit të shkojnë për trajtim kurativ në llixhat e Peshkopisë.
“Të fusim në kornizën e ligjit një eksperiencë 10-vjeccare kaq të sukseshme.
Ndoshta ka ardhur momenti që ne t’i kërkojmë Fondacionit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit sepse vazhdojmë të financohemi me para që kanë dalë nga investimet e tyre në Shqipëri, që. të kalojnë në disa ide akoma më inovative.
Dua t’i përsëris Fondacionit një kërkesë që ia kam bërë këtu si deputet i Dibrës para tre vitesh. Mund të merreshin për bazë llixhat e Peshkopisë sepse kanë një homogjenitet në biznes, nuk janë thjesht ristorante , bar kafe, artizanate, bujtinë. Aty ka edhe kujdes shëndetësor, ka edhe një trajtim kurativ, ka edhe turizëm. Nëse atëherë do e kishte pranuar Fondacioni, vitin tjetet që mbaron rruga e Arbrit, edhe dy turistë të huaj apo ata që jetojnë në Tiranë mund të shkonin brenda ditës për të bërë një trajtim kurativ në llixhat e Peshkopisë, dhe jo vetëm në stacionin që është prej 30 vitesh, por dhe në të gjithë binzeset e vogla që janë në atë zonë që praktikisht marrin mbështetje nga burimet natyrore të llixhave”, tha Beqaj.
