Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me banorë e fermerë të Divjakës dhe Karbunarës, ku u shpreh se është prekur rëndë çdo qelizë e ekonomisë, përfshi dhe bujqësinë dhe agrobiznesin.
“RAMAVIRUSI ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin. Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama”, është shprehur Basha.
Ai shtoi se produktet dhe pse shmë cilësore kablen ose groposen me investimin e djersën e fermerëve të cilët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit.
“Ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, papunësia po rritet çdo ditë, konsumi është në kolaps dhe njerëzit kanë çdo ditë e më pak mundësi për të blerë. Bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje. Sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook”, u shpreh kreu i PD-së.
Pandemia ekonomike e shkaktuar nga RAMAVIRUSI po godet dhe rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje.
