Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fotot/ Gjoba pa kursim për qytetarët që s’respektojnë distancën, për Policinë e Shtetit nuk ka rregulla, mbledhje në salla të mbyllura!

15:29 / May 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbledhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë kur qytetarët e thjeshtë po gjobiten sepse nuk respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria në lidhje me distancimin social apo grumbullimet, Policia e Shtetit merr pjesë në mbledhje në salla të mbyllura, ku njerëzit qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin.

Në Tropojë është zhvilluar një mbledhje ku kanë marrë pjesë kryepleqtë e fshatrave, Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, Drejtori i Policisë së qarkut Kukës dhe shefi i komisariatit të Policisë së Tropojës.

Pa respektuar aspak distancimin social, pa maska dhe doreza dhe në një sallë të mbushur plot ku qytetarët ishin të ulur ngjitur me njëri tjetrin, kjo mbledhje u zhvillua pa asnjë shqetësim, pasi aty merrnin vetë shefat e policisë, të cilët japin mendje për të tjerët, ndërsa vetë thua janë të mbrojtur nga virusi.

Vetëm ditën e djeshme kreu i PD Lulzim Basha dhe disa nga aktorët e Teatrit Kombëtar u gjobitën sepse u mblodhën për të ruajtur nga shembja godinën, ndërsa mijëra qytetarë të tjerë janë gjobitur dhe arrestuar se kanë dalë vetëm pak minuta me vonesë nga orari i lejuar për të blerë ushqime apo ilaçe.

Dikush duhet të marrë masa për këtë mbledhje të zhvilluar në kundërshtim me rregullat në kohë pandemie, ku pjesë e saj ishin edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Policisë së Tropojës.

“Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë” duket se është motoja e këtyre zyrtarëve, të cilët janë vënë në ato pozita për të respektuar ligjet, ligje të cilat po i shkelin vetë me të dyja këmbët./Newsbomb

  • 1 6
  • 2 2
  • 4 1
  • 5

Gjoba Policia e shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.