Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shoqëruar nga policia bashkë me artistët pas rezistencës në momentin që ndërhyri policia.
Disa nga grupi i artistëve që kanë bërë rezistencë janë shoqëruar në komisariat. Mes tyre janë Robert Budina, Neritan Liçaj dhe të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie, por edhe qytetarë.
