Policia e Shtetit thotë se gazetari Alfred Lela nuk është dhunuar si gazetar, por si protestues që theu kordonin policor. Në një reagim, ku PSh shpreh keqardhjen për “dezinformimin” e bërë nga mediat, thuhet se Forcat Operacionale kanë punuar në terren të vështirë dhe se dy policë jantë plagosur. Gjithashtu shton se gazetari u shoqërua njësoj si 37 persona të tjerë që iu mor deklarimi. Por në pamjet e publikuara në të gjithë mediat, shihet shumë qartë, se gazetari Alfred Lela, u mor zvarrë, dhe u hodh mbi hekura. Efektivë civilë e ulën përtokë dhe e shoqëruan.
REAGIM I POLICISË SË SHTETIT:
Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dizinformimin e bërë përmes mediave të pranishme, nga një sërë individësh lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga njerëzit, për të garantuar procesin e prishjes së asaj godine, sipas kërkesës së autoriteteve vendore të Bashkisē Tiranë.
