Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryemadhi debat me qytetarin: Unë do ia ha veshin Edi Ramës. Më kryqëzoni…

17:36 / May 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryemadhi shesh ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ulur në tokë duke bllokuar rrugën mbi parkun “Rinia” dhe ka deklaruar se nuk do të largohet nga aty. Në një gjendje të vështirë për shkak të lodhjes, siç e tha dhe ajo vetë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë Kryemadhi ka debatuar me disa gazetarë. Ajo tha se nuk i njeh ligjet e kryeministrit Edi Rama.

“Unë nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Është territori i Shqipërisë jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë teatrin Kombëtar. Më gjeni një godinë që mban mbi shpatulla historinë e Shqipërisë. Erdha unë më shpejt do vijnë të tjerët pas meje”, tha Kryemadhi.

Më pas një qytetar që është vetëidentifikuar si Petro Luarasi, djali i Skënder Luarasit (arsimtar, përkthyes, dramaturg, publicist, studiues, vullnetar në Luftën e Spanjës etj) është afruar dhe i ka kërkuar Kryemadhit të mos amnistohen ata që shembën Teatrin ndërsa shprehu zhgënjim nga klasa politike.

“Do e mbrojmë dinjitetin e këtij vendi përballë këtyre horrave. Ju duhet të na thoni që nuk do amnistohen”, tha ai.

Ndërsa Kryemadhi që nuk ka kursyer asgjë sot tha se do ‘t’ia hajë veshin Edi Ramës’ dhe se pranon të kryqëzohet apo varet për të gjitha mëkatet e politikanëve që nga Ramiz Alia.

“Edhe unë jam e zhgënjyer nga politika. Jam e zhgënjyer nga kolegët e mi, nga bashkëluftëtarët mi. Kjo histori nuk ka të bëjë me zhgënjim politik. Kush është i zhgënjyer le të vijë të bllokojë rrugën dhe të mos iu bindet ligjeve të Edi Ramës.

Më varni tek sheshi Skënderbe për mëkatet e të jgithëve. Më kryqëzoni si Jezu Krishtin për të gjitha haqet e njerëzve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.