Dy persona mbetëm të plagosur mbremjen e sotme në Mamurras, pas disa të shtënave, të raportuara në orët e vona të kësaj të diele.
Të plagosur mbetën shtetasit, K. Z. dhe O. L , përkatësisht 21 dhe 20 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në Fushë-Mamurras, dyshohet pas një konflikti mes të rinjsh.
Dy të rinjtë kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve ndërsa janë dërguar me urgjencë drejtë Spitalit ët Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, dhe po punohet për kapjen e tij.