Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kush është artisti protestues Gentian Shkurti, që u rrah nga militantët e PD

13:09 / May 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5ec259d7c825f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dje te protesta për Teatrin, pakkujt i ra në sy një skenë dhune. Rrahën një artist.

Kush është Gentian Shkurti, ish-nxënësi i Ramës,

Nuk është artist i teatrit, është artist vizual, është fytyra e Shqipërisë në shumë ekspozita ndërkombëtare nga Qendra Pompidou në Francë, Muzeu i Artit Bashkëkohor Hungarez, deri në Edicionin e 54 të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Është artist rebel. Antikonformist. Se ndryshe nuk ke si je artist. Proteston nëpërmjet mënyrës që krijon.Dje ishte në protestë. Për teatrin. I ulur në trotuar me një shishe uji në dorë. Por kush është ai?

Dëshmitarët në protestë tregojnë se sherri ka ndodhur, sepse në atë moment ka ardhur Lulzim Basha dhe artistët kanë bërtititur “ Basha Ik, Monika Ik”. Dy nga militantët e kanë rrahur.Gabimi i vetëm i Gentit qe se ngatërroi protestën. I kërkoi pse të ikte nga protesta e tij.

Por ajo nuk ishte protesta e Gentit, ishte protesta e Darvin Zallës, militantit që e qëlloi dhe rrëzoi, artistin dje.

Ndaj e rrahën Gent Delen, që për shkak të flokëve kështu e kanë quajtur dikur shokët te Artet, djalin që tani është një prej emrave më dinjitozë të artistëve vizualë në Shqipëri dhe botë. Gentian Shkurti, është një artist bashkëkohor, me paraqitje ndërkombëtare, një njeri që rebelohet jo vetëm në veprat e tij. Edhe përtej tyre.

Ai përfaqësoi Shqipërinë, në Edicionin e 54 të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, ndërsa ka refuzuar ftesa të rëndësishme si “Muceum” në Marseille, muzeu etnografik mbi kulturat e Mesdheut, sepse paraqitja i ngjau propagandë jo art.

Genti proteston jo vetëm vizualisht por edhe fizikisht. Ka reaguar qysh kur ishte nxënës i Ramës dhe i rrahën pedagogun. Tani rebelohet edhe kundër ish-mejtorit të tij, tani kryeministër.

Në një intervistë të shkuar ai është shprehur se merr pjesë në protesta, por nuk di të bëjë dhunë.

“I përkas një brezi që e vlerëson të rëndësishme lirinë individuale, por dhe atë të përgjithshmen. Ndaj për kauza që besoj, do jetë zëri im i pranishëm, si atëherë kur isha student dhe protestuam për ditë të tëra kundër represionit të shtetit, se na dhunuan pedagogun; si për armët kimike, si kurdoherë kur shteti bën ligje kundër shqiptarëve. Unë nuk bëj dhunë në protesta. Ama atë talent që kam për ta thënë fjalën time, nëpërmjet gjuhës vizuale, do e vë gjithmonë në shërbim të kauzave. Pa asnjë kusht.”

Ky është Genti, që dhunuat dje. Çdo njeri që proteston se vërtet i dhimbset ajo që po shembin, do e vinte Gentin në krye të një proteste, do mburrej me të. Ndërsa ata, ata e rrahën./dritare.net

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.