Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën që po zhvillohet sot për prishjen e Teatrit Kombëtar ku ka lajmëruar qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, që të mos lëvizin në zonat ku do të mbahet demonstrata.
Kujtojmë se protesta ishte lajmëruar të fillojë në orën 16.30 minuta, ndërsa aktualisht në bulevard ka një numër të lartë njerëzisht që janë grumbulluar dhe nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojnë.
“Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat.
Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona: Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar
Shmangni çdo tubim publik të njerëzve. Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh. Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja. Mbani një profil të ulët”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
