Një incident ka ndodhur në protestën para Ministrisë së Brendshme vetëm pak minuta më parë. Një protestues “provokator” ka bërë vazhdimisht thirrje kundër kauzës, duke acaruar situatën, e kështu ka nisur një sherr mes qytetarëve atje.
Janë hedhur edhe kapsolla, e kësisoj ka mbetur e lënduar në dorë një qytetare.
Ndërkohë disa protestues e kanë marrë personin që ka provokuar dhe e kanë nxjerrë nga turma.
