Kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e ish-kreut të Komisionit Europain, Donald Tusk, i cili përmes rrjeteve sociale u shpreh se shembja e Teatrit Komëbtar nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë dhe dënoi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.
Në një lidhje me Skype në “Pressing”, në televizionin e Kosovës, Rama tha se reagimi i Tusk vjen pasi ai është lider I partive popullore, partive simotra dhe se do të flasë nesër në telefon me të.
“Donald Tusk është kreu i PP-ve, kreu i partive simotra dhe do flas nesër në telefon me të. Sot kam folur me nja dy kryetarë të Partivëe Popullore, i kam befasuar kur u tregova faktet,”- tha Rama.